Në mesin e reagimeve të ashpra ndaj sulmit të forcave të KFOR-it në Kosovë ishte dhe ai i eurodeputetit austriak, kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz.

Peshën më të madhe të fajit për këtë situatë ai e sheh tek Serbia dhe politika përcarese e ndjekur prej saj, përballë të cilës duhet vepruar sipas tij, me vendosmëri.

“Këto përshkallëzime janë rezultat i politikave shumëvjecare etno-nacionaliste të Aleksandar Vucicit dhe retorikës përçarëse. Edhe ushtarët dhe gazetarët e KFOR-it u kthyen në shënjestra të kësaj gatishmërie për dhunë.I dënoj sulmet në terma më të fortë. Partia Popullore Evropiane (EPP) duhet të përfundojë urgjentisht bashkëpunimin me Aleksandar Vuçiçin, kundër të cilit po zhvillohen protesta masive aktualisht në Serbi. BE është në diskutime për të ngrirë negociatat për anëtarësimin e Serbisë.”- Thomas Waitz.

Eurodeputeti i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ulen në tryezën e dialogut dhe të mendojnë për zgjidhej afatgjata në shërbim të të dy vendeve. “Kriza e fundit në veri të Kosovës mund të hutojë Vuçiç nga problemet që ka brenda Serbisë, por nga kjo nuk do të përfitojë as Serbia dhe as Kosova në terma afatgjatë.

Kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën në veri të Kosovës dhe që të dyja palët të kthehen në tavolinën e dialogut”, shkruan ai.

Top Channel