Striptisti i festës së beqarisë arrestohet për armën lodër që mbante me vete (fotot)

30/05/2023 16:55

Një striptist i ftuar në një festë grash në qytetin gjerman të Frankfurt, është arrestuar së fundmi pas raportimeve për një person të dyshuar që ecte në rrugë teksa mbante ‘një armë’ në dorë.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes kur “burri i dyshuar” i veshur si “polic amerikan” u pikas nga banorët në zonën qendore Nordend, me helmetë në kokë dhe diçka që dukej si një pushkë në dorë.

Në konfrontimin me individin, oficerët e shtrinë atë me forcë përtokë dhe e prangosën, para se të mësonin se arma ishte një lodër gome.

Më vonë u mësua se burri ishte ftuar në një festë beqarie në një bar aty pranë, dhe rrjedhimisht ishte liruar.

Një zëdhënës i policisë gjermane tha: “Ai mbante një armë lodër që çuditërisht dukej shumë e vërtetë”, teksa shtonin se burri e nënvlerësonte efektin ‘imponues’ të uniformës së tij.

Policia nuk konfirmonte nëse festa ku po shkonte 31 vjeçari u zhvillua dhe pa pjesëmarrjen e tij. /Metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/2
“Burri i dyshuar” i veshur si “polic amerikan” u pikas nga banorët në zonën qendore Nordend, Frankfurt

Top Channel