Nënë e bijë po “çmendin” rrjetin, publikojnë foto sensuale dhe provokuese

30/05/2023 14:08

Një nënë e bijë publikojnë foto provokuese dhe sensuale në llogarinë e tyre në OnlyFans, një faqe kjo që përdoret vetëm nga të rriturit.

Susana 63 vjeç dhe Hannah 28 vjeç hapën llogari në OnlyFans gjatë pandemisë në 2020, ku të dyja kishin mjaft kohë të lirë.

Hannah e cila po studionte infermieri, u përball me OnlyFans dhe filloi atë ta studionte, për të patur sukses.

“Kur mësova për OnlyFans, menjëherë u zhyta në platformë për të mësuar gjithçka që munda për të qenë e suksesshme”, tha ajo për Daily Star. Askush nuk më mësoi, askush nuk më ndihmoi, u deshën orë dhe ditë të tëra për të mësuar atë që duhej të mësoja. Sapo mësova se si funksiononte, fillova të kisha sukses dhe ndjekës mjaft besnikë. Ishte emocionuese të kisha të ardhmen në duart e mia”, u shpreh Hannah.

Ndërkohë, Susan e cila ishte duke mbyllur biznesin e saj prej 21 vitesh, pranoi propozimin e së bijës që të bëhej pjesë e platformës.

Të dyja filluan të punon shumë dhe të hapnin një faqe të përbashkët nënë e bijë në OnlyFans, gjë që askush nuk e kishte bërë më parë.

Edhe pse nënë e bijë kanë një llogari të përbashkët, ato preferojnë të publikojnë foto vetëm. Ndërsa fotot që publikojnë bashkë, mund të jenë sensuale dhe provokuese, por asnjëherë të tepruara. Ato thonë me bindje, se fotot e tyre sensuale janë gjëja e vetme që mund të bëjnë bashkë dhe nuk do përfshihen asnjëherë në gjëra seksuale.

 “Duhet t’u kujtojmë njerëzve se jemi një nënë dhe bijë dhe nuk do bëjmë kurrë gjëra seksuale së bashku. Më e shumta që kemi bërë, janë fotot topless së bashku”, u shpreh Susan.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel