Merkato shkurt/ “Përplasen” Juvja dhe Reali, Interi synon surprizën e Ligue 1

30/05/2023 13:47

Juventusi është i prirur për të nënshkruar me futbollistin e Liverpoolit, Roberto Firmino. Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe ai do të largohet nga të kuqtë si lojtar i lirë.

Sipas medieve italiane, Juventusi shpreson të firmosë me goleadorin latin dhe më pas të shesë Vlahovic për 80 milionë eurosh. Por për Firminon ka shumë konkurrencë. Reali i Madridit, raportohet se është më afër një akordi me 31-vjeçarin dhe presidenti Perez pritet t’i ofrojë një kontratë afatgjatë.

Futbollisti i Manchester City, Savinho, është duke performuar në nivele të larta me Brazilin në Kupën e Botës të 20-vjeçarëve. Një gol dhe tre asistime bëjnë që e ardhmja e tij mund të jetë temë e nxehtë gjatë verës. Pasi shumë klube janë të interesuara për kartonin e tij. Huazimi i Savios te PSV në Holandë përfundon në korrik. Lojtari do të kthehet në “Etihad” më pas. Por hapësirat shumë të pakta, bëjnë që kampionët e Anglisë ta nxjerrin sërish në treg. Për një huazim tjetër ose shitje përfundimtare.

Klubi i Interit po monitoron sulmuesin Folarin Balogun. Futbollisti në pronësi të Arsenalit, i huazuar te Reims këtë vit, është shumë i pëlqyer nga drejtuesit e zikaltërve, të cilët do të donin t’i jepnin Inzaghit një alternativë në sulm më të mirë se Correa. I cili është jashtë planeve të trajnerit italian. Sipas GDS, shifra prej 40 milionë eurosh që kërkon klubi anglez step presidentin Zhang. Për Balogun ka interes dhe nga Milani, që prej kohësh ndjek futbollistin. I cili këtë sezon ka shënuar 20 gola në 36 paraqitje në Ligue 1.

Lojtari i Manchester United, Amad Diallo, i cili e kaloi sezonin 2022-23 në huazim te Sunderland, po tërheq interesin e kampionëve të Eredivisie, Feyenoord. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë zhvilloi paraqitje të mira në Championship, pasi shënoi 14 gola dhe dhuroi katër asiste. Klubi nga Roterdami e kërkon në skuadër për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm. Pritet oferta zyrtare në drejtim të “Djajve të Kuq”./ SuperSport

Top Channel