Për një orë e 30 minuta, Kuçova u pushtua nga reshjet e shiut dhe të breshërit.

Pothuajse çdo gjë është e shkatërruar, nuk ka mbetur asgjë në shtëpi“-shprehet një banore.

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me intensitet të lartë dhe të breshëritë ka krijuar një situata të pazakontë në lagjen ‘1 maji’ në qytetin e Kuçovës.

Mbi 50 banesa u pushtuan nga shiu dhe breshëri. Banorët e zonës dhe thonë se ky shi i rrëmbyeshëm u shkatërroi shtëpitë.

Breshëri ka arritur mbi një metër, shikoni si e ka bërë shtëpinë. Ka prishur çdo gjë televizor, divani , asgjë nuk bën më nga këto“-shprehet një banor.

Fajin për këtë nuk e ka natyra,  por bllokimi i koletorëve, ku sipas banorëve për vite të tërë nuk janë pastruar.

I kam thënë kryetarit të bashkisë shiko kolektorët se do të na përmbysin dhe ja shiko ku jemi sot një katastrofë“-shprehet një banore.

Edhe pse breshëri ka pushuar së rëni, banorët vazhdojnë të pastrojnë oborret e tyre nga grimcat e akullit, që u shkatërroi çdo gjë.

Top Channel