Një njgarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë ku ka ndërruar jetë një punëtor.

50-vjeçari E.K., duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel