Raporti i observatorit “Antigone” trajton kushtet e paraburgimit që shënuan rekord vetëvrasjesh më 2022-shin.

Viti 2022 shënoi numrin më të lartë të vetëvrasjeve të regjistruara ndonjëherë në burgjet italiane. Për këtë arsye observatori i burgjeve italiane “Antigone” ngriti një grup monitorues që vizitoi qelitë e paraburgimit nga veriu në jug të Italisë. Rezultatet e këtij raporti nënë titullin “Tortura është e ndaluar”, u publikuan sot në Romë.

Nga mbipopullimi që tashmë është një problem endemik, te kushtet e burgjeve që janë nën standardin që kërkon BE. Ky është raporti i parë i detajuar me të dhëna për rastet e dhunës në qelitë e burgjeve italiane ku vuajnë dënimin qindra shqiptarë. Pasojë e këtyre kushteve dhe trajtimit që u bëhet të arrestuarve është dhe numri në rritje i vetëvrasjeve që shënoi rekord vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (që datojnë në vitin 2019), shkalla e vetëvrasjeve në Itali është 0.67 raste për 10.000 banorë. Duke i përballur këto të dhëna me ato që raporti në fjalë ka bërë publike rezulton se rasteve e vetëvrasjeve në paraburgim janë 23 herë më të larta se vrasjet në liri.

Nga të dhënat biografike që janë publikuar rezulton se 49 persona ishin italianë dhe 36 të huaj. Pothuajse gjysma e personave me origjinë të huaj (persona) vinin nga Shqipëria, Tunizia dhe Maroku.

Nga 85 personat që kanë kryer vetëvrasje, 80 ishin burra dhe 5 ishin gra. Kjo shifër e fundit është veçanërisht e habitshme, si në raport me përqindjen e popullsisë femërore (e barabartë me vetëm 4% të totalit) dhe me atë që ka ndodhur në vitet e mëparshme. Si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2020, vetëm një grua kishte vrarë veten në burg, ndërsa asnjë në 2019.

Grupmoshat më të përfaqësuara janë ato ndërmjet 26 dhe 39 vjeç (37 persona) dhe midis 40 dhe 54 vjeç (29 persona); pjesa tjetër shpërndahet tek moshat 18-25 vjeç (10 persona), 55-69 vjeç (6 persona) dhe mbi 70 vjeç (3 persona). Mosha mesatare e personave që kanë kryer vetëvrasje është 40 vjeç. Personi më i ri ishte një djalë 20-vjeçar, më i madhi një zotëri 71-vjeçar.

Shumica e njerëzve (50, d.m.th. pothuajse 60%) e vranë jetën e tyre në gjashtë muajt e parë të paraburgimit, prej tyre, 21 në tre muajt e parë të hyrjes në institucion, 16 në dhjetëditëshin e parë. Ndër këta, 10 persona u vetëvranë brenda 24 orëve të para të mbërritjes në burg.

Sa i përket origjinës gjeografike të të arrestuarve, në Itali prezencën më masive e përfaqësojnë të arrestuarit me origjinë marokene (20.3%), të ndjekur nga të arrestuarit nga Rumania (11.6%), shqiptarët (10.3%), tunizianët (10.1%), dhe nigerianët (7.1%). Më pas ka përqindje më të ulëta të të burgosurve janë egjiptianë (3.8%), senegalezë (2.7%), algjerianë (2.5%), gambianë (2.2%), pakistanezë (1.8%), peruan (1.4%), ukrainas (1.3%) , boshnjakë (1.1%), kinezë (1%), gjeorgjianë (1%) dhe kombësi të tjera përqindjet e të cilave ndalojnë nën 1%.

Një vit më parë shkalla aktuale e mbipopullimit të burgjeve ishte 112%. Tani është 119%. Do të thotë se për 20% të të burgosurve akomodimi nuk është i pasigurt. Sidomos në Lombardi, Pulia dhe Friuli Venezia Giulia ku grumbullimi i njerëzve brnda një hapësirë të vogël si qelia është më i lartë se mesatarja kombëtare.

Sa i përket origjinës gjeografike të të arrestuarve, në Itali prezencën më masive e përfaqësojnë të arrestuarit me origjinë marokene (20.3%), të ndjekur nga të arrestuarit nga Rumania (11.6%), shqiptarët (10.3%), tunizianët (10.1%). dhe nigerianët (7.1%). Më pas ka përqindje më të ulëta të të burgosurve egjiptianë (3.8%), senegalezë (2.7%), algjerianë (2.5%), gambianë (2.2%), pakistanezë (1.8%), peruan (1.4%), ukrainas (1.3%) , boshnjakë (1.1%), kinezë (1%), gjeorgjianë (1%) dhe kombësi të tjera përqindjet e të cilave ndalojnë nën 1%.

Në vitin 2022, Italia u dënua nga gjykatat e veta për shkak të kushteve çnjerëzore dhe degraduese të paraburgimit, kryesisht për shkak të mungesës së hapësirës së jetesës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel