Inteligjenca ushtarake e Ukrainës zbulon vendndodhjen e Putin dhe Prigozhin në kohë reale

30/05/2023 17:59

Vendndodhja e Vladimir Putin dhe themeluesit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin monitorohen nga inteligjenca ushtarake ukrainase në kohë reale, tha një zëdhënës ukrainas. 

Andriy Yusov tha se “megjithë përpjekjet e pareshtura për të fshehur këtë informacion” dhe përdorimin e supozuar të “teknologjive të ndryshme, duke përfshirë sozitë, kjo nuk është diçka që mund të fshihet”. 

“Sa i përket vendndodhjes së tyre, sigurisht që ne e dimë. Putini është i mbrojtur, ai është një person i ruajtur mirë. Prigozhin është më pak i mbrojtur në krahasim me ta dhe sillet ndoshta më lirshëm në mesin e establishmentit rus. I gjithë ky informacion është i njohur për ne dhe partnerët tanë dhe shpesh monitorohet në kohë reale”– tha zëdhënësi ukrainas për Kyiv Post.

Megjithatë, Yusov këmbënguli se aktualisht nuk ka dëshirë për të vrarë as Prigozhin dhe Putin.

“Sa i përket objektivave prioritare, të gjithë kriminelët e luftës duhet të ndëshkohen. Si një shtet i civilizuar, Ukraina është e interesuar që ky dënim të kryhet në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare në një gjykatë ndërkombëtare.

Haga pret që Putini të jetë i gjallë pas hekurave gjatë gjykatës së tij. Në këtë kontekst, prioriteti numër një për Ukrainën dhe Drejtorinë kryesore të Inteligjencës është me të vërtetë sjellja e Putinit në Hagë për gjykim në këtë gjykatë”– tha Yusov.

Top Channel