Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it gjatë trazirave të ndodhura në veri të Kosovës.

Në faqen zyrtare të KFOR-it në Twitter shkruhet se komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë ka biseduar me presidentin Bajram Begaj.

“Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, zhvilloi një bisedë me Bajram Begajn. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij, si dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftim.

Begaj një ditë më parë dënoi sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Ai theksoi se askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

Top Channel