Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftuar këtë të martë në “Top Talk” komentoi situatën në veri të Kosovës dhe hapat e ndërmarra nga BE dhe SHBA për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Çipës, tensionet e krijuara nga serbët në katër komunat në veri të Kosovës, po përdoren nga presidenti serb Aleksander Vuçiç për interesat e tij.

“Vuçiç, qëllimisht u investua për një miting antimiting ndaj një proteste që vazhdon nga strukturat opozitare dhe qytetarët e Serbisë. Por, do ta shfrytëzojë situatën e Kosovës edhe në këtë kontekst”.

Kreu i Unionit të Gazetarëve thotë më tej se situata po shfrytëzohet edhe nga Rusia, që është krah Serbisë.

“Ndërkohë, është edhe konteksti tjetër, i interesit që ka Rusia. Jo më kot, Rusia dhe Kina u artikuluan sërish për fajësimin e Kosovës në përballjen me Serbinë. Por, mendoj që diplomacia jo vetëm në nivel ndërinstitucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe në pjesët e tjera institucionale të rajonit, është momenti të nisim një cikël të ri të negocimit për lobim për lëvizjen e njohjeve, sepse nëse ndër pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, një ose dy mund të bëjnë një lëvizje.

Kjo do të ndikonte jashtëzakonisht shumë. Do të ndalte mundësimin e kapitujve të tjerë të ngjashëm në atë që përmendi ambasadori. Mendoj që do të ishte një goditje diplomatike për presidentin Vuçiç dhe për heqjen dorë nga mundësia e tensionit dhe vatrës së nxehtë, në raportet midis Kosovës dhe Serbisë”.

Europiane nuk duhet të favorizojë më Serbinë, shprehet Çipa, por duhet të ndërmarrë hapa konkretë.

“Evidentimi i dështimit të dialogut, negocimit për çështje sikurse ishte Asocacioni, duket sikur krijon një ngërç të ri, krijojnë dilema të reja në pikëpamje të perspektivës. Mendoj se diplomacia europiane duhet të kalojë nga politika e marrjes me të mirë të Serbisë në hapa konkrete”.

Top Channel