BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për paqen

30/05/2023 17:47

Komisioni i BE-së thotë se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për ndalimin e luftës.

Gjatë një konference shtypi në Bruksel, zëdhënësi i Komisionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano, tha se Kievi po “sulmohet masivisht” nga Rusia.

Sipas Stanos, sulmet ruse gjatë ditëve të fundit, të cilat kanë goditur një spital dhe ndërtesa banimi, duke vrarë dhe plagosur disa civilë ukrainas, tregojnë se Rusia “vazhdon të terrorizojë pa dallim Ukrainën në një mënyrë të neveritshme dhe barbare”.

Këto sulme tregojnë se Putini nuk është serioz për të ndaluar luftën e tij dhe se ai dëshiron të vazhdojë përshkallëzimin kundër popullit ukrainas”, tha zoti Stano.

Top Channel