Kompania britanike e mbrojtjes do të hapë zyrë në Ukrainë

30/05/2023 18:21

Kompania më e madhe britanike e mbrojtjes BAE Systems do të hapë një zyrë në Ukrainë. Ky lajm u bë i ditur nga Volodymyr Zelensky, i cili raportoi se mbajti një takim virtual sot me përfaqësues nga kompania, duke përfshirë CEO Charles Woodburn.

Zelensky tha se grupi diskutoi lokalizimin e prodhimit në Ukrainë dhe ranë dakord të fillonin punën për hapjen e një zyre BAE Systems në vend.

“Ne jemi gati të bëhemi një qendër e madhe rajonale për riparimin dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të produkteve të BAE Systems”, tha ai.

Prodhuesi i armëve pa një vit rekord për porositë e reja në vitin 2022, pasi qeveritë perëndimore rritën shpenzimet e mbrojtjes në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Top Channel