Mohamed Salah ka përjetuar një pritje spektakolare në aventurën e tij të re te Trabzonspori.

Pas prezantimit zyrtar me fanellën me numrin 61, një zgjedhje simbolike në shenjë respekti për tifozët e klubit turk, mijëra mbështetës u mblodhën në stadium për të përshëndetur yllin egjiptian.

Numri 61 ka një domethënie të veçantë për Trabzonin, pasi ishte kodi i vjetër i provincës dhe shenja dalluese e targave të qytetit. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një simbol identiteti dhe besëtytnie për tifozët e Trabzonsporit.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit mbeti i mahnitur nga atmosfera e krijuar në stadium. Salah filmoi gjithçka me telefonin e tij, duke mos e fshehur emocionin për pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga tifozët. Por përveç entuziazmit të tifozëve, Salah pritet të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse, si edhe një bonus prej 7 milionë eurosh në momentin e firmës.

Kliko për të parë pritjen e çmendur të Salah nga tifozët e Trabzonsporit

Marrëveshja përfshin edhe një klauzolë të veçantë për të drejtat e imazhit. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Mohamed Salah do të përfitojë 20% të të ardhurave nga shitja e fanellave dhe produkteve të tjera zyrtare që mbajnë emrin e tij, një detaj që mund ta bëjë transferimin edhe më fitimprurës për sulmuesin egjiptian.

Top Channel