Real Madridi pasditen e kësaj të enjteje zyrtarizoi transferimin e Yan Diomande nga Leipzig. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë transferohet në kryeqytetin spanjoll për vlerën rekord prej 140 milionë eurosh(125 milionë vlera fikse për kartonin dhe 15 milionë euro në formën e bonuseve) duke u shndërruar kështu në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.

Futbollisti që do të nënshkruajë një kontratë deri në 30 qershor të 2033 bëhet në të njëjtën kohë edhe futbollisti afrikan më i paguar në histori.

Reali i Madridit është një klub që nuk është kufizuar aspak kur është bërë fjalë për shpenzime të rëndësishme në merkaton e transferimeve teksa ka sjellë vazhdimisht në Santiago Bernabeu shumë prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror dhe në median ndërkombëtare është përpiluar një klasifikim me 10 blerjet më të kushtueshme në historinë e Los Blancos.

Siç u theksua më sipër, rekordin e mban pikërisht Diomande me 140 milionë euro që theu atë që mbahej deri tani nga Eden Hazard për të cilin Reali i Madridit shpenzoi 120.8 milionë euro. Podiumin e veçantë e plotëson Jude Bellingham që është në vendin e tretë me 127 milionë euro. Më i distancuar është Gareth Bale në vendin e katërt me një kosto prej 101 milionë euro, ndërkohë që pesëshen e blerjeve më të kushtueshme e plotëson pikërisht Cristiano Ronaldo që në 2009 u transferua në Madrid për vlerën e 94 milionë eurove.

Lista e 10 blerjeve më të shtrenjta të Realit të Madridit

1. Yan Diomande          140 milionë euro

2. Eden Hazard             120.8 milionë

3. Jude Bellingham       127 milionë

4. Gareth Bale               101 milionë

5. Cristiano Ronaldo       94 milionë

6. Aurelien Tchouameni  80 milionë

7. Zinedine Zidane          77.5 milionë

8. James Rodriguez         74 milionë

9. Ricardo Kakà.              67 milionë

10. Luka Jovic.                 63 milionë

Top Channel