Argjentina harron disfatën me Spanjën në finale, shpall fitoren me Anglinë si ditën kombëtare të futbollit
Ndërsa presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me kritika të forta për projektin kontrovers që parashikon përfshirjen e investitorëve privatë në menaxhimin komercial të Kupës së Botës, ai ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga kontinenti afrikan.
Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka dalë unanimisht në krah të Infantinos, duke miratuar një rezolutë ku shpreh besimin e plotë ndaj drejtimit të tij dhe mbështet vazhdimin e mandatit si president i FIFA-s. Sipas vendimit të marrë nga 54 federatat anëtare të CAF, Infantino konsiderohet si njeriu që ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e futbollit afrikan dhe në rritjen e investimeve për këtë kontinent.
Mbështetja vjen në një moment delikat për kreun e FIFA-s, pasi ideja për krijimin e një kompanie tregtare dhe shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës te fondet private ka shkaktuar kundërshtime të forta, veçanërisht nga UEFA dhe disa federata evropiane. Kritikët e konsiderojnë projektin si një rrezik për pavarësinë dhe të ardhmen e kompeticionit më të madh të futbollit në botë.
Pavarësisht polemikave, mbështetja unanime e CAF i jep Infantinos një avantazh të rëndësishëm politik brenda FIFA-s. Afrika përfaqëson 54 vota në Kongresin e FIFA-s, duke qenë një nga blloqet më të mëdha elektorale. Edhe Konfederata e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka shprehur më herët mbështetjen për presidentin zvicerano-italian, duke e forcuar pozitën e tij në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Top Channel