RB Leipzig ka arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani nga Hoffenheim, duke e bërë atë një nga përforcimet e rëndësishme të klubit gjerman për repartin ofensiv.

Sipas raportimeve nga mediat sportive, marrëveshja për Asllanin është mbyllur me një paketë financiare që arrin rreth 30 milionë euro, ndërsa vizitat mjekësore të lojtarit janë programuar tashmë.

Leipzig ka ndjekur një plan të qartë në merkato, duke synuar të sigurojë fillimisht një ose disa përforcime në sulm, përpara se të jepte dritën jeshile për largimin e Yan Diomande. Klubi gjerman kishte vendosur që të afronte 2 ose 3 lojtarë të rinj në repartin ofensiv dhe tashmë ka finalizuar lëvizjen për Asllanin.

Sulmuesi shqiptar, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij, shihet si një investim për të ardhmen nga RB Leipzig.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet pasi të përfundojnë testet mjekësore dhe procedurat përfundimtare të transferimit.

Top Channel