Pas 9 vitesh te Liverpoll ku fitoi trofe e përjetoi emocione të shumta duke shënuar shumë gola, Mohamed Salah vendosi të vijojë karrierën në Turqi. Sulmuesi egjipitan në fakt nënshkroi një kontratë 2 vjeçare me Trabzonspor dhe ka bërë edhe preazantimin me tifozët që e pritën me shumë entuziazëm.

Për ta bindur Salah që të pranonte transferimin në Super Lig, klubi turk i bëri një ofertë të majme sulmuesit egjiptian. Trabzonspor në një komunikatë thekson se përveç pagës prej 10 milionë euro në vit, Salah në fakt do të përfitojë edhe një bonus të konsiderueshëm për firmën prej 7 milionë eurosh pa harruar këtu as bonuset që lidhen me rendimentin e tij

Por jo vetëm kaq. Marrëveshja që Salah ka arritur me Trabzonspor parashikon edhe përfitime të tjera që lidhen me fanellat dhe produktet e tjera komerciale me emrin e tij që do të shiten nga klubi turk. Kështu, në moshën 34 vjeçare, Mohamed Salah do të ketë mundësinë të zgjasë karrierën e tij sportive në një kampionat me më pak presion se Premier League, por që do t’i japë mundësinë për të pasuruar akoma më shumë llogarinë e tij bankare.

Top Channel