Besiktas e ka marrë shumë seriozisht çështjen e transferimit të Dusan Vlahovic në Stamboll.

Presidenti i klubit turk, Serdal Adali, në një intervistë për ‘Fanatik’ pranoi interesin e Besiktasit në drejtim të sulmuesit serb që tashmë është një futbollist i lirë pas mbylljes së kontratës së tij me Juventusin.

‘Po punojmë dhe po diskutojmë me Vlahovic-tha Adali që në këtë mënyrë konfirmoi zërat që po qarkullonin në lidhje me një transferim të mundshëm të Vlahovic në Turqi.

Në rast se gjithçka do të mbyllet me sukses në këto bisedime, Dusan Vlahovic do të ritakohet me Vincenzo Italiano, trajneri që e prezantoi me botën e futbollit të rëndësishëm me fanelën e Fiorentinës.

Top Channel