Video/ Salah pushton Trabzonin, mijëra tifozë në stadium, egjiptiani mbetet pa fjalë
Drita është praktikisht me një këmbë në në raundin e playoffit në Conference League.
Skuadra kampione e Kosovës fitoi bindshëm ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të kompeticionit ndaj Tri Fiorit në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-1 duke marrë kështu një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës. Pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe pse Drita kishte zotërimin e topit. Gjërat ndryshuan totalisht në pjesën e dytë dhe ishte pikërisht Tri Fiori skuadra që zhbllokoi rezultatin në minutën e 56 me Prandellin.
Reagimi i Dritës ishte i menjëhershëm me kampionët e Kosovës që arritën të gjejnë golin e barazimit pas vetëm 4 minutash me Ovouka. Drita nuk u përmbajt më dhe shumë shpejt shënoi edhe golin e tretë me Blerim Krasniqin për të çuar rezultatin në 3-1. Në minutën e 82, Drita plotësoi pokerin me golin e Besnik Krasniqit për të vulosur fitoren 4-1 të saj të kësaj ndeshjeje të parë me Tri Fiorin.
Top Channel