Shqetësime te klubi legjendar europian, trajneri i nënshtrohet një operacioni në spital
Julie Tetard, basketbollistja 1.90 m e gjatë që këtë sezon luajti për Monacon, ka zbuluar se ende ëndërron një karrierë në WNBA, duke deklaruar se do të pranonte pa hezitim një ofertë nga liga më e fortë e basketbollit të femrave në botë.
Megjithatë, deklaratat e saj vijnë në një moment delikat, kur pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e femrave po shkakton polemika të forta në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Sipas Daily Mail, 34-vjeçari, e cila luan në rolin e qendrës, mbylli një sezon të shkëlqyer 2025–2026 me skuadrën e Monacos, duke dominuar Ligue 2—kategorinë e dytë të kampionatit francez të basketbollit.
Tetard u shpall shënuesja dhe ribaunduesja më e mirë e kampionatit, me mesatare mbresëlënëse prej 21 pikësh dhe 20 ribaundesh për ndeshje. Në muajin mars, ajo regjistroi njërën prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke e mbyllur takimin me 21 pikë dhe plot 30 ribaunde—një rekord absolut. Pavarësisht shifrave të jashtëzakonshme, fakti që nuk u shpall Lojtarja Më e Vlefshme (MVP) e Ligue 2 shkaktoi reagime dhe zemërim te mediat dhe tifozët në Francë. Gjithsesi, ajo u vlerësua me çmimet si Lojtarja e Vitit, Lojtarja Mbrojtëse e Vitit dhe Lojtarja Franceze e Vitit.
Julie Tetart, a man pretending to be a woman in the French league, rips down a rebound and goes coast to coast for a layup.
Currently averaging 21 points and 20 rebounds per game.
We haven’t seen such dominance on the court since Michael Jordan.
Let’s get him and 50 more like…
— Pro America Politics (@proamericapol) August 4, 2026
Julie Tetard, e cila tregoi publikisht se është transgjinore në tetor të vitit 2021, e përshkroi pjesëmarrjen në WNBA si ëndrrën e saj të fëmijërisë, ndonëse e pranoi se realizimi i këtij synimi është jashtëzakonisht i vështirë. “Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo. Por duhet të jemi realistë: jam në moshë dhe ka lojtare shumë më të mira se unë,” deklaroi ajo për OutKick.
E pyetur se përse mendon që një transferim në WNBA mund të jetë i pamundur, ajo u përgjigj shkurt: “Liga, po. Vendi, jo,” duke lënë të kuptohet se klima politike në Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump përbën një pengesë. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se nëse një klub i ofron kontratë, do ta pranonte menjëherë sfidën.
Perspektiva e aktivizimit të basketbollistes 1.90 m të gjatë në WNBA ka rikthyer në vëmendje debatin e nxehtë rreth pranisë së atleteve transgjinore në sportin e femrave. Më herët gjatë këtij viti, ish-basketbollistja e kombëtares franceze, Audrey Soret, shprehu kundërshtimin e saj të hapur, duke argumentuar se prania e atleteve transgjinore në ligat profesioniste të femrave krijon kushte të pabarabarta konkurrence.
“Ligue 2 shërben shpesh si një terren testimi për ide të reja, por pjesëmarrja e tyre në garat profesioniste krijon konkurrencë të padrejtë, veçanërisht për vajzat e reja. Kjo mund t’i mbyllë dyert dhe të dekurajojë shumë gra që duan të ndjekin sportin. Burrat dhe gratë nuk kanë të njëjtën strukturë fizike dhe terapia hormonale nuk i eliminon ndryshimet biologjike,” pati deklaruar Soret.
Ky debat ka marrë përmasa të mëdha edhe në SHBA, pas deklaratave të fundit të basketbollistes së Indiana Fever, Sophie Cunningham, e cila theksoi se sportistet femra duhet të mbrohen nga konkurrenca me burra biologjikë.
“Dua të mbroj vajzat e reja në dhomat e zhveshjes dhe në sport, në mënyrë që ato të mos detyrohen të konkurrojnë kundër burrave biologjikë,” u shpreh ajo në një intervistë, duke këmbëngulur se qëndrimi i saj nuk është kundër personave transgjinorë, por në mbrojtje të garës së drejtë. Deklaratat e saj e kanë ndarë opinionin publik: një pjesë e tifozëve e mbështetën, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër, duke e bërë temë diskutimi edhe në shkallët e pallateve të sportit.
Të dielën e kaluar, trajnerja e Minnesota Lynx, Cheryl Reeve, u shfaq në stol me një bluzë me mbishkrimin “Fëmijët Trans Përkasin” (Trans Kids Belong), duke i dalë publikisht në mbrojtje komunitetit transgjinor. E pyetur për të komentuar drejtpërdrejt qëndrimet e Cunningham, Julie Tetard u mjaftua vetëm me dy fjalë: “Pa koment.”
Top Channel