Shkëndija bie në Skoci, skuadra tetovare humbet në sfidën e parë ndaj Hibernian në Conference League, kualifikimi zgjidhet në sfidën e kthimit

06/08/2026 23:47

Shkëndija dorëzohet në ndeshjen e saj të parë në raundin e tretë kualifikues të Conference League.

Skuadra nga Tetova humbi në transfertën skoceze ndaj Hibernian 2-1, një rezultat ky që gjithsesi e mban të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e kthimit që do të luhet javën e ardhshme.

Ishte një ndeshje që u zgjidh në pjesën e dytë pasi në 45 minutat e para skuadrat nuk prodhuan gola. Hibernian mori avantazhin me golin e Oëen Elding në minutën e 73, por pas 180 sekondash Shkëndija arriti të barazojë rezultatin në 1-1 me golin e Marko Gjeorgjevski.

Dukej se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit, por në minutën e 90, Hibernian ndëshkoi sërish Shkëndijan me golin e ëarren O’Hora për të mbyllur këtë ndeshje me rezultatin 2-1 me skuadrën tetovare që do të kërkojë të përmbysë këtë humbje në sfidën e kthimit.

Top Channel