Vini Jr do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

Sipas raportimit të Sky Sports News, sulmuesi brazilian pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabéu” pas bisedimeve të zhvilluara mes palëve për kontratën.

Burime pranë klubit kanë konfirmuar se diskutimet kanë qenë pozitive dhe se Vinicius mbetet pjesë e planeve afatgjata të Real Madridit. Kjo i jep fund, të paktën për momentin, zërave që e lidhnin 26-vjeçarin me një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Vinicius Junior konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës madrilene dhe një prej yjeve kryesorë të projektit të klubit për vitet e ardhshme. Edhe pse interesimi nga klube të tjera ka qenë i madh, gjithçka tregon se braziliani do të vazhdojë të veshë fanellën e Real Madridit.

Ky është një lajm i rëndësishëm për kampionët e Spanjës, të cilët synojnë të ruajnë bërthamën e ekipit në prag të sezonit të ri dhe të vazhdojnë të luftojnë për të gjithë trofetë.

Top Channel