Drita nuk gabon në Conference League, kampionët e Kosovës mposhtin Tri Fiori dhe prekin raundin e playoffit
Dy futbolliste iraniane marrin nënshtetësinë australiane. Bëhet fjalë për Fatemah Pasandideh dhe Atefeh Ramezanisadeh të cilat u përkufizuan tradhtare në vendin e tyre pasi refuzuan të këndonin himnin kombëtar përpara një ndeshjeje të Kupës së Azisë në futbollin e vajzave në muajin mars.
Pasandideh dhe Ramezanisadeh ishin pjesë e një grupi prej 7 lojtaresh të cilat kërkuan mbrojtjen e autoriteteve në Australi pas protestës së kryer, një kërkesë kjo që u konsiderua një turp për liderët iranianë, por që u duartrokit nga presidenti Donald Trump. Por nga këto 7 lojtare, 5 prej tyre ndryshuan mendim dhe u kthyen në shtëpi, ndërsa Pasandideh dhe Ramezanisadeh qëndruan dhe arritën të marrin nënshtetësinë australiane pas një ceremonie të zhvilluar ditën e mërkurë dhe më pas u pritën nga Ministri i Brendshëm australian, Tony Burke.
‘Dje ishte me të vërtetë një ditë speciale dhe e paharrueshme për mua. Ndihem krenare dhe thellësisht mirënjohëse që u bëra një qytetare australiane’-tha Ramezanisadeh, që gjeti mbështetjen edhe të shoqes së saj, Pasandideh
‘Pas gjithçkaje që kemi kaluar dhe të gjitha sfidave me të cilat jemi përballur, ky moment ka një domëthënie më të madhe se fjalët që mund të shprehim’-deklaroi Pasandideh said.
Një javë pas kërkesës për azil, dyshja e futbollisteve u fotografuan duke buzëqeshur në stërvitje me Brisbane Roar, me klubin që ditën e mërkurë i uroi ato.
‘Ajo çfarë kanë kaluar këto vajza që nga muaji shkurt është shumë me shumë se ajo me të cilën përballen pjesa më e madhe e njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre-tha një zëdhënës i klubit-të shohësh ato që të arrijnë në këtë pike, është dicka për të cilën të gjithë këtu te Brisbane Roar janë të kënaqur që patën një rol sado të vogël. Queensland është shtëpia e tyre tani. Nëse ato duan që të rikthehen me ne në stërvitje, dera për to do të jetë gjithnjë e hapur’.
Top Channel