Egnatia bie në Dublin, por lë të hapur shpresat për përmbysje në Rrogozhinë
Adrion Pajaziti lë gjurmën e tij me skuadrën e Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League ndaj Zalgiris Kaunas në transfertë, një ndeshje që përfundoi me fitoren e skuadrës kroate me rezultatin 5-2, një sukses ky që e afron Hajdukun gjithnjë e më shumë me raundin e playoffit të kompeticionit.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve me anë të një goli vërtet spektakolar. Gjithçka ndodhi në minutën e 56 të ndeshjes me rezultatin 2-1 në favor të Hajdukut të Splitit, kur Pajaziti pasi mori topin në krahun e majtë, u afrua më në qendër dhe në hyrje të zonës gjuajti duke e mposhtur portierin kundërshtar për të çuar shifrat në 3-1.
Përsa i përket ndeshjes, Hajduku mori avantazhin e dyfishtë 2-0 falë një dygolëshi të Sego. Petkovic shkurtoi diferencën për Zalgiris. Më pas erdhi goli i Pajazitit, ndërkohë që plotësuan manitën Dalisson dhe Pukstas. Për Zalgiris shënoi edhe Capan dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 5-2 për skuadrën kroate.
GOLI i Pajazitit ndaj Zalgiris
Top Channel