Nahuel Molina vishet verdhekuq, Roma mbyll goditjen prej 18 milionë eurosh
Bruno Guimarães është gati të largohet nga kampi stërvitor parasezonial i Newcastle në jug të Spanjës dhe të fluturojë drejt Londrës për të finalizuar transferimin e tij te Arsenal për shifrën e 75 milionë paundëve.
Kapiteni në largim i Newcastle pritet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore në Londrën e Veriut gjatë ditëve në vijim, pasi dy klubet arritën më në fund një kompromis për tarifën e kartonit. fillimisht, Arsenal nuk dëshironte të ofronte më shumë se 60 milionë paund për mesfushorin brazilian, i cili mbush 29 vjeç në nëntor dhe ka edhe dy vite kontratë, ndërsa Newcastle kërkonte minimalisht 80 milionë paund.
Pas shitjes së Anthony Gordon te Barcelona dhe Sandro Tonali-t te Tottenham këtë verë, Newcastle nuk kishte asnjë detyrim financiar për të shitur Guimarães dhe do të kishte preferuar ta mbante lojtarin, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë në triumfin e tyre në Kupën e Ligës në vitin 2025.
Që nga transferimi i brazilianit nga Lyon në janar 2022, Newcastle ka ecur me vështirësi në ndeshjet ku ai nuk ka qenë në fushë. Në 153 paraqitje në kampionat, ai ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 26 asiste, ndërsa u kthye në një nga idhujt e tifozerisë teksa skuadra e drejtuar nga ish-trajneri Eddie Howe u kualifikua dy herë në Champions League. Humbja e Guimarães pritet ta godasë tifozerinë e Newcastle madje edhe më rëndë se largimi i Alexander Isak drejt Liverpool-it vitin e kaluar.
Megjithatë, Guimarães ishte i vendosur për t’iu bashkuar Arsenalit ende pa dhënë dorëheqjen Eddie Howe javën e kaluar. Ai udhëtoi drejt La Manga-s të hënën për t’u takuar me trajnerin e ri të skuadrës, Matthias Jaissle, por mësohet se i ka bërë të qartë se dëshironte largimin dhe nuk mund të bindej për të qëndruar. Ndarja raportohet të ketë qenë miqësore, në kontrast të plotë me largimin e tensionuar të Isak verën e kaluar. Nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe Lyon, që do të arkëtojë rreth 7 milionë paund falë një klauzole rishitjeje, e cila i garanton klubit francez 20% të fitimit që Newcastle gjeneron nga shitja e mesfushorit.
Arsenal, që ndërkohë miratoi shitjen e Christian Nørgaard te Everton për 7 milionë paund në pritje të afrimit të Guimarães, pritet tashmë të intensifikojë përpjekjet për të afruar një mbrojtës dhe një sulmues tjetër para mbylljes së merkatos. Për mbrojtjen, londinezët mund të përballen me konkurencën e Liverpool-it për Ezri Konsa-n e Aston Villa-s, për shkak të problemeve me shpinën të William Saliba, të cilat do ta detyrojnë atë të mungojë për “një periudhë të gjatë”. Mësohet se Aston Villa kërkon 60 milionë paund për mbrojtësin anglez, por Arsenal nuk është i gatshëm të paguajë aq shumë për një lojtar që ka më pak se dy vite kontratë të mbetur.
Gjithashtu, Arsenal ka shfaqur interes edhe për shokun e skuadrës së Guimarães te Brazili, Vinícius Júnior, por po shqyrton alternativa të tjera në rast se ai vendos të qendrojë te Real Madrid. Ndërkohë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, pritet të zhvillojë bisedime të mërkurën me Atlético Madrid për Julián Álvarez me synimin për të mbyllur marrëveshjen për sulmuesin argjentinas, por Arsenal ende shpreson që 26-vjeçari mund të bindet për t’iu bashkuar “Topçinjve”.
Top Channel