Basketbollistja transgjinore franceze synon WNBA-në: Nëse më telefonojnë, nuk do të them jo
Trajneri i Celtic, Martin O’Neill, ka përfunduar në spital pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ka konfirmuar klubi skocez.
Tekniku 74-vjeçar, i cili drejton skuadrën kampione të Skocisë, ka kryer procedurën mjekësore dhe pritet të dalë nga spitali brenda një ose dy ditësh.
Celtic reagoi përmes një njoftimi zyrtar duke qetësuar tifozët dhe duke falënderuar mbështetësit për mesazhet e tyre.
“Në përgjigje të spekulimeve, mund të konfirmojmë se Martin O’Neill i është nënshtruar një procedure të vogël në spital. Ne presim që Martin të lirohet nga spitali në ditët e ardhshme. Në emër të tij, dëshirojmë të falënderojmë tifozët për urimet dhe mesazhet e tyre. Kërkojmë që privatësia e Martinit dhe familjes së tij të respektohet”, thuhej në deklaratën e klubit.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta nga tifozët e Celtic, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe urimet për një rikuperim të shpejtë të trajnerit veteran.
O’Neill ishte në pankinë vetëm pak ditë më parë në fitoren 1-0 të Celtic ndaj Dundee, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premiershipin skocez.
Trajneri irlandez u rikthye në drejtimin e Celtic pas një periudhe larg pankinës dhe udhëhoqi skuadrën drejt një dopiete vendase, përpara se të merrte zyrtarisht detyrën me një kontratë njëvjeçare në muajin qershor.
Top Channel