Inter-Dimarco, nis puna për rinovimin deri në 2030, komplikohet çështja Romero, ndërhyn Atletico Madrid
Nuk ka kaluar as një muaj që pas mbylljes së aventurës së tij në pankinën e kombëtares franceze dhe Didier Deshcamps e ka marrë një ofertë pune dhe nuk bëhet fjalë për një propozim dosido, por për një ofertë marramendëse.
Klubi nga Arabia Saudite, Al Ahli ka shfaqur interesin për ish trajnerin e Francës dhe hyri në kontakt me Deschamps, por mësohet se ka shumë pak shanse që këto bisedime të mbyllen me sukses, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë surprizë. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se ka mosmarrëveshje mes palëve në disa pika, sidomos në atë që ka të bëjë me marrjen e vendimeve strategjike.
Për më tepër, pas 14 vitesh në pankinën e Francës, trajneri dëshiron të marrë kohë për të menduar. Është vetëm 57 vjeç dhe ka kohë në dispozicion për t’u kthyer në pankinë.
‘Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen time-kishte deklaruar Deschamps kohë më parë-por do të vazhdoj të jem në botën e futbollit në një mënyrë apo tjetrën. Jam i privilegjuar sepse kam mundësinë për të bërë zgjedhje’.
Top Channel