Pas protestës në Kupën e Azisë, dy futbolliste iraniane marrin nënshtetësinë australiane
Italia e Roberto Mancini merr formë. Federata Italiane e futbollit zyrtarizoi stafin teknik që do t’i bashkohet trajnerit të Të Kaltërve në aventurën e re që do të nisë që në muajin shtator me ndeshjet e Nations League me skuadrën 4 herë kampione të botës që do të bërballet me Turqinë, Francën dhe Belgjikën.
Asistenti i Mancinit do të jetë Alberto Bollini, që ka fituar titullin evropian me skuadrën U19 të Italisë në 2023. Bashkëpunëtorët teknikë do të jenë Leonardo Bonucci, që u konfirmua pas eksperiencës së tij me Gattuson; Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone. Ata që e plotësojnë stafin teknik të Të Kaltërve janë përgatitësi i portierëve Marco Roccati dhe asistenti Cristiano Lupatelli, përgatitësit atletikë Giacomo Ceci dhe Marco Montini, analistët e ndeshjeve Renato Baldi dhe Christian Venturini. I vetmi pozicion që nuk është mbuluar ende është ai i shefit të delegacionit që deri para pak muajsh mbahej nga Gianluigi Buffon. Ka mundësi që këtë rol ta mbajë Claudio Ranieri që është edhe në rolin e Drejtorit Teknik, kështu që ai mund të mbulojë të dy këto pozicione.
Organika e plotë e kombëtares italiane:
Trajner: Roberto Mancini
Drejtor Tecnico: Claudio Ranieri
Koordinator Club Italia: Gianfranco Zola
Zëvendëstrajner: Alberto Bollini
Bashkëpunëtorë teknikë: Leonardo Bonucci, Antonio Gagliardi dhe Massimo Maccarone
Përgatitës i portierëve Marco Roccati
Asistent: Cristiano Lupatelli
Përgatitës atletikë: Giacomo Ceci dhe Marco Montini
Analistë ndeshje: Renato Baldi dhe Christian Venturini
Top Channel