Interi është shumë pranë fitimit të titullit të Serie A, pas fitores ndaj Cagliarit dhe humbjes së Napoli ndaj Lazios.

Aktualisht, skuadra e trajnerit Cristian Chivu kryeson me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli dhe 15 më shumë se Milani, duke i mjaftuar vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht Scudetton e 21-të në histori.

Skenarët e mundshëm të titullit:

Festë në javën e ardhshme (26 prill)

Inter mund të shpallet kampion nëse mposht Torinon dhe Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Cremonese. Gjithashtu, Milani nuk duhet të fitojë një nga dy ndeshjet e radhës, Juventusin dhe Veronën.

Festë në javën e 35-të (2–3 maj)

Nëse Inter fiton ndaj Torinos dhe shmang humbjen ndaj Parmës, atëherë titulli mund të sigurohet matematikisht në atë fazë.

Festë në javën e 36-të (9–10 maj)

Nëse Inter nuk siguron 4 pikët në dy ndeshjet e ardhshme, atëherë mundësia e fundit për titull vjen ndaj Lazios.

Top Channel