Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun
E ardhmja e Jose Mourinhos në pankinën e Benfica nuk është aspak e sigurt. Edhe pse ka një kontratë deri në 2027, ‘Special One’ ka nisur të japë mesazhe kriptike duke deklaruar se dëshiron që të qëndrojë dhe ëndërron rinovimin, por duke ia lënë në dorë vendimin përfundimtar në klubit luzitan, ndërkohë që presidenti Rui Costa u mjaftua vetëm duke kujtuar marrëveshjen aktuale të nënshkruar me trajnerin.
Sipas të përditshmes portugeze ‘A Bola’ pas kësaj loje deklaratash është një strategji e mirëmenduar e trajnerit portugez i mbështetur nga agjenti i tij, Jorge Mendes. Mourinho nuk kënaqet me skadencën e fiksuar, por kërkon një zgjatje të raporteve me klubin me pagë dhe afat kohor të rishikuar. Nëse në njërën anë, klubi e konsideron marrëveshjen aktuale të kënaqshme, në anën tjetër, Mourinho këmbëngul për një dokument tjetër që konfirmon se është në qendër të projektit duke arritur deri aty sa të shfaqë disponibilitet për të nënshkruar edhe për 10 vjet
Nëse Rui Costa siguron se ka sintoni të plotë, Mourinho vazhdon të përdorë mënyrën kushtore në deklaratate tij, një tension i fshehur ky që rrezikon të shndërrohet në një krisje raporti të parregullueshëm nëse rezultatet në fushë nuk do të pasqyrojnë ambiciet e trajnerit.
Benfica pas barazimit zhgënjyes në fushën e Casa Pia, pa që t’i largohet kreu i klasifikimit që mbahet nga Porto dhe rrezikon edhe kualifikimin për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve(vendi u dytë shkon në playoff). Mourinho ndjen hijen e paraardhësve të tij, i ndërgjegjshëm për faktin se të qëndrojë në klub me një kontratë edhe për vetëm një vit dhe pa mbështetjen e plotë për një programim afatgjatë, mund të rezultojë një boomerang.
Mourinho e lidhi qëndrimin e tij te Benfica jo me investimet në merkato, por te besimi real i klubit. ‘Varet vetëm nga vullneti i klubit, nuk varet nga asnjë kusht nga ana ime. Nuk kanë rëndësi blerjet-tha Mourinho duke e kaluar presionin te Rui Costa. Mbetet për të kuptuar nëse kjo situatë do të çojë në një ndërprerje të bujshme të raportit mes Benfica dhe Mourinhos në fund të sezonit.
Top Channel