Lëvizje shokuese dy muaj përpara Botërorit, kombëtarja e njohur shkarkon trajnerin që mundi Anglinë dhe e zëvendëson me ish-mesfushorin legjendar
Finalja e Botërorit 2026 e programuar të luhet në 19 korrik në Metlife Stadium të New Jersey do të shënojë fundin përfundimtar të traditës futbollistike për të përqafuar modelin amerikan të argëtimit.
Presidenti i FIFA, Gianni Infantino zyrtarizoi se për herë të parë në histori periudha e pushimit mes dy pjesëve të ndeshjes do të zgjasë 25 minuta dhe nuk do të jetë një pushim i thjeshtë teknik, por një spektakël i vërtetë i tipit Super Bowl me Coldplay në rolin e protagonistëve absolutë.
Kjo metamorfozë e rrit kohën e pushimit të skuadrave mes dy pjesëve me 10 minuta duke krijuar një hapësirë që lejon shfaqjen e një sërë yjesh të muzikës. Edhe pse Infantino është i rezervuar në lidhje me listën e plotë të artistëve, tashmë është konfirmuar se dyshja Chris Martin dhe Phil Harvey të bandës së famshme Coldplay do të merren me aspektin artistik të eventit.
Zgjeshja e Infantinos i përgjigjet vullnetit për të transformuar eventin sportiv më të ndjekur në planet në një spektakël në 360 gradë, të aftë për të tërhequr një publik më të gjerë, jo vetëm admiruesit e futbollit. ‘Për herë të patë do të kemi një spektakël në pushimin mes pjesëve të finales-tha me shumë krenari Infantino gjatë Semafor World Economy duke nënvizuar se do të jetë një prej spektakleve më të mëdha në botë’
Njoftimi ka sjelle edhe kritika të ndryshme nga tifozët sidomos në lidhje me zgjatjen e pushimit të ndeshjes teksa shprehu frikën se një pauzë kaq e gjatë mund të ndikojë në ritmin agonistik të ndeshjes dhe të ndryshojë përqendrimin e futbollistëve në një moment të rëndësishëm siç është finalja e një botërori.
Top Channel