Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun
Coventry City siguroi zyrtarisht ngjitjen në Premier League sezonin e ardhshëm, kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i Championshipi, kjo falë barazimit 1-1 në fushën e Blackburn Rovers duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë prej çerekshekulli.
Ai që ka një meritë të madxhe në këtë sukses të madh të Coventry ka padyshim trajneri Frank Lampard që bëri që kjo skuadër të dominojë Divizionin e Dytë të futbollit anglez duke grumbulluar 86 pikë në 43 ndeshje dhe duke kompletuar një ngjitje legjendare të nisur në 2017 në Divizionin e Katërt.
Goli vendimtar i shënuar në Ewood Park nga Bobby Thomas, bëri që 7000 tifozë që kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën, të shpërthejnë në delir. Pas kësaj ndeshjeje, avantazhi i Coventry me Milëall shkoi në 13 pikë dhe tani skuadra e Frank Lampard do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez sezonin e ardhshëm.
Top Channel