Vetëm një pikë marrin Roma dhe Atalanta në Olimpico, Gasperini sheh t’i largohet Champions-i
Dinamo City dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në derbin e kryeqytetit të luajtur në “Air Albania”, një rezultat që nuk kënaq asnjërën skuadër në objektivat e tyre për këtë sezon.
Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 54-t me golin e Mysloviç, duke marrë kontrollin e sfidës pas një pjese të parë të ekuilibruar. Megjithatë, reagimi i Dinamos nuk vonoi dhe vetëm katër minuta më vonë Malomo barazoi shifrat për 1-1, duke rikthyer tensionin në ndeshje.
Pjesa e dytë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste të shumta në të dyja portat. Dinamo kërkoi me ngulm golin e fitores, ndërsa Tirana u mbështet te kundërsulmet dhe te portieri Bekaj, i cili bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur rezultatin.
Momenti më i diskutueshëm i ndeshjes erdhi në fund, kur Bregu humbi një penallti që mund t’i jepte Dinamos tri pikët, duke shtangur kampin blu. Në minutat shtesë, Dinamo pati edhe një tjetër rast të artë me Ditën, por pa arritur ta finalizonte.
Me këtë barazim, Dinamo rrezikon të humbasë vendin në “Final Four” nëse Partizani fiton ndeshjen e tij ndaj Bylisit, ndërsa Tirana mbetet ende në zonën e rrezikut të renditjes, pavarësisht pikës së marrë në derbi.
Top Channel