Neymar: Ishte Messi, pastaj unë, tani është radha e Yamal
Elbasani përfitoi nga barazimi i Vllaznisë në Vorë dhe arriti të marrë një fitore të rëndësishme në Durrës ndaj Teutës që e afron në 1 pikë me skuadrën shkodrane.
Në Niko Dovana, Elbasani arriti të fitojë këtë përballje 2-1 një fitore që erdhi me përmbysje me skuadrën e Gvozdenovic që shkon në 59 pikë.
Ishte Teuta ajo që mori avantazhin në këtë përballje teksa në minutën e 23 shënoi me Arifin që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Të besuarit e Enkeled Dobit e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, por Djemtë e Detit nuk ditën ta ruajnë këtë rezultat.
Në fillimin e pjesës së dytë, Elbasani barazoi shifrat në 1-1 falë golit të Diallo. Kur u duk se skuadrat do të dilnin nga fusha e lojës në paqe, në minutën e 95, Elbasani pas ekzekutimit të një goditje këndi shënoi golin e fitores 2-1 me Ze Gomes dhe tani është në vendin e dytë të klasifikimit në një garë të fortë me Vllazninë për titullin, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 38 pikë.
Top Channel