Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun

18/04/2026 14:49

Raul Asencio mungoi në ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munchen për shkak të një problemi me stomakun, që duket se nuk është kalimtar, madje po i shkakton shumë probleme shëndetësore mbrojtësit.

“Radio COPE” raporton se lojtari u detyrua të shkonte në spital mëngjesin e sotëm për analiza dhe trajtim më të avancuar mjekësor.

Asencio vuan nga një virus i rëndë i quajtur gastroenterit, që po përhapet me shpejtësi në Komunitetin e Madridit, ku janë zbuluar shumë raste të tjera.

Ai nuk është i vetmi punonjës i klubit i prekur. Real Madridi raporton se Asencio ka mbetur në spital për të marrë lëngje intravenoze dhe do të kthehet në shtëpi sapo simptomat e tij të fillojnë të qetësohen.

Sipas “AS”, mbrojtësi ka humbur gjashtë kilogramë vetëm në pak ditë që kur u infektua me virusin. Pjesëmarrja e tij në ndeshjen e ligës të së martës së ardhshme kundër Alaves është praktikisht e përjashtuar.

Top Channel