Misteri mbi Manchester City; dalin në shitje medaljet e Tripletës 2022/23
Shefi Ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani dhe trajneri Massimiliano Allegri janë ulur sërish përballë njëri-tjetrit, për një drekë në Milanello pas seancës stërvitore paraditen e së premtes një seancë që Furlani së bashku me Igli Taren e ndoqën drejtpërdrejt.
Momenti është delikat dhe bashkon grupimin antikrizë. Mjafton një fitore në Bendegodi ndaj Veronës për të shuar sirenat e alarmit dhe të mendohet sërish me qetësi për të projektuar sezonin e ri.
Për klubin, Allegri është trajneri që mban në këmbë skuadrën, është njeriu i ringritjes kuqezi në kampionat, Milani i 8 në kampionat një vit më parë, tani është në plotësisht në garë për zonën Champions.Kështu Allegri shihet si arkitekti i skuadrës edhe në Evropë; klubi e konsideron në këtë mënyrë, i ndërgjegjshëm se duhet t’i vërë në dispozicion trajnerit bazën për të rindërtuar ringjitjen edhe në Evropë.
Të premten, Milani vetëm duke qëndruar para televizorit fitoi një avantazh të mundshëm ndaj rivalëve në garën për zonën Champions. Humbja e Comos në fushën e Sassuolos i jep mundësinë Milanit dhe Allegrit të shkëputen në 8 pikë nga vendi i pestë, kështu që një fitore në Verona është e domosdoshme
Prania e drejtuesve të Milanit në stërvitje dhe më pas në drekën e Milanellos, është një shenjë që tregon se ata duan të jenë pranë skuadrës dhe trajnerit. Një manifestim i mbështetjes, në prag të një ndeshjeje ku fitorja është rezultati i vetëm që vlen si për të ruajtur avantazhin për zonën Champions ashtu edhe për të lënë pas humbjen në shtëpi ndaj Udineses.
Merkatoja dhe programimi do të jenë në qendër të momenteve të tjera të përbashkëta; Allfri kërkon që klubi të bëjë të paktën nga një përforcim për çdo repart, një nevojë logjike kjo duke qenë se sezonin e ardhshëm ku përvec kampionatit, Milani do të luajë edhe në arenën ndërkombëtare.
Klubi e ka vullnetin që t’ia plotësojë kërkesën duke e përfshirë Allegrin edhe në zgjedhje dhe në vendimmarrje. Tashmë të gjithë janë në një mendje që Milanit të së ardhmes i duhet një qendërsulmues, një mbrojtës dhe të paktën një mesfushor; do të jetë profili i përforcimeve ku do të ketë konvergjenca. Por do të ketë mundësi të tjera për të folur; të ishte për klubin Allegri do të qëndronte në pankinën kuqezi për një kohë shumë të gjatë. dhe duke parë edhe aftësitë e menaxhimit të livornezit mund të flitet për një trajner-manaxher.
Top Channel