Jeleku i shpëtimit i veshur nga një e mbijetuar e Titanikut del në ankand, blihet për më shumë se 700 mijë euro nga…

18/04/2026 22:35

Një jelek shpëtimi i veshur nga një prej të mbijetuarve të Titanikut është shitur në ankand për rreth 785 mijë euro, duke treguar interesin e vazhdueshëm për objekte të lidhura me tragjedinë e vitit 1912.

Sipas BBC, jeleku i përkiste të mbijetuarës Laura Mabel Francatelli dhe u ofrua nga Henry Aldridge & Son.

Ai konsiderohet i vetmi jelek shpëtimi i një të mbijetuari të Titanikut që është nxjerrë në ankand pas më shumë se një shekulli.

Objekti, i firmosur nga të mbijetuar, tejkaloi pritshmëritë fillestare të çmimit. Ankandisti Andrew Aldridge tha se rezultati pasqyron interesin e lartë për historinë e Titanikut.

Në të njëjtin ankand, një jastëk nga një varkë shpëtimi u shit për rreth 457 mijë euro dhe u ble nga Titanic Museum për t’u ekspozuar publikisht.

Top Channel