Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet në 13 maj në ‘Air Albania Stadium’.

Skuadrat finaliste do të përcaktohen pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo që do të luhen në 22 dhe 23 prill

Biletat për finalen janë tashmë në dispozicion për tifozët, të cilët do të kenë mundësi të ndjekin nga afër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit futbollistik në Shqipëri me FSHF që ka publikuar edhe çmimet e tyre

Çmimet e biletave të finales së Kupës

VVIP – 3000 lekë

VIP – 3000 lekë

Premium – 1500 lekë

Kategoria 1 – 1000 lekë

Kategoria 2 – 1000 lekë

Kategoria 3 – 500 lekë

Kategoria 4 – 500 lekë

Top Channel