“Asgjë nuk e ndal Shqipërinë drejt BE-së”, Rama intervistë për Italpress: Zvërneci u kthye nga një çështje lokalë, në luftë globale kundër Trump
Interi është shumë pranë fitimit të titullit të Serie A, pas fitores ndaj Cagliarit dhe humbjes së Napoli ndaj Lazios.
Aktualisht, skuadra e trajnerit Cristian Chivu kryeson me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli dhe 15 më shumë se Milani, duke i mjaftuar vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht Scudetton e 21-të në histori.
Skenarët e mundshëm të titullit:
Festë në javën e ardhshme (26 prill)
Inter mund të shpallet kampion nëse mposht Torinon dhe Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Cremonese. Gjithashtu, Milani nuk duhet të fitojë një nga dy ndeshjet e radhës, Juventusin dhe Veronën.
Festë në javën e 35-të (2–3 maj)
Nëse Inter fiton ndaj Torinos dhe shmang humbjen ndaj Parmës, atëherë titulli mund të sigurohet matematikisht në atë fazë.
Festë në javën e 36-të (9–10 maj)
Nëse Inter nuk siguron 4 pikët në dy ndeshjet e ardhshme, atëherë mundësia e fundit për titull vjen ndaj Lazios.
Top Channel