Real Sociedad, fiton Kupën e Mbretit pasi mundi Atlétikon e Madridit në penallti
Ajo e kësaj të shtune e pësuar ndaj Lazios në ‘Maradona Stadium’, ishte një humbje e rëndë për Napolin që shoi çdo shpresë për garën për titull. Antonio Conte foli për median në përfundim të ndeshjes dhe i dukej në fytyrë zhgënjimi për këtë humbje dhe paraqitjen e skuadrës së tij.
‘Flaka u shua? Me siguri nuk kemi bërë një ndeshje të mirë-tha Antonio Conte-shfaqëm pak cilësi, Lazio na priste, u mbyll dhe u rinis. Kishim 70% në zotërimin e topit, por bëmë vetëm 1 gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare. Ata u treguan të zotët të mbyllen, kurse ne e patëm të vështirë të gjenim hapësira. Në fillim u duk se kishim pak energji, më pas gjithçka bëhet e vështirë sepse cilësia ulet. Pësuam gol në kundërsulm, edhe penalltia… mund të bënim më mirë’
Më pas Conte la të kuptohet se skuadra e tij mori një goditje të fortë psikologjike pas barazimit me Parmën që i dha mundësinë Interit të shkëputej më shumë në klasifikim
‘Ndoshta nuk isha unë i aftë që të kuptoja gjendjen jo të mirë që u pa pas sfidës me Parmën-shtoi Conte-ndoshta nuk isha i zoti që të jepja motivimin për të dhënë maksimumin; të luanim ndeshjet e fundit për të grumbulluar sa më shumë pikë që të jetë e mundur. U treguam të zotët që të mbaheshim kur ishim në vështirësi. Tani duhet të sigurojmë zonën Champions pas së cilës jemi kapur këto jave’
Conte foli më pas për të ardhmen dhe zërat për një kthim në pankinën e Italisë, që u shtuan edhe nga deklaratat e tij dhe të presidentit De Laurentiis
‘I bezdisur për diskutimet për të ardhmen? Edhe vitin e kaluar, 2 muaj nga fundi i sezonit u fol për skuadra të tjera, e ardhmja…-shtoi Conte-ndonjëherë them gjëra që keqkuptohen dhe instrumentalizohen, por kjo është pjesë e futbollit. Nisem nga parimi që sa më shumë të heshtësh, aq më mirë, ta paktën deri në përfundim të kampionatit. Pastaj, pas kuintave mund të flitet, por për hir të respektit ndaj tifozëve duhet të mendoj vetëm për ndeshjet e mbetura dhe kjo duhet të jetë e rëndësishme si për mua ashtu edhe për futbollistët e mi. Fjalët e presidentit? Është një problem i tij, ështe presidenti dhe mund të thotë çfarë të dojë. Nëse duhet t’i përgjigjem, këtë do ta bëj në privat dhe jo në sy të të gjithëve’.
Top Channel