“Pse silleni kështu?”/ Berisha ndan videon nga protesta e opozitës para Kryeministrisë: U habitën dhe të huajt, pyetën policët…
Napoli ka pësuar një humbje të rëndë në javën e 33-të të Serie A, pasi u mposht 2-0 nga Lazio në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Cancellieri-t. Lazio pati gjithashtu mundësinë të thellonte rezultatin, por Zaccagni humbi një penallti në pjesën e parë, e cila u prit nga portieri Milinković-Savić.
Në pjesën e dytë, Napoli nuk arriti të reagojë, ndërsa Basic dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të, duke vulosur fitoren e miqve.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, skuadra e trajnerit Antonio Conte u shfaq e pasaktë dhe pa ide në fazën sulmuese, duke mos arritur të shfrytëzojë rastet e krijuara.
Me këtë humbje, Napoli mbetet në vend të dytë me 66 pikë, ndërsa Interi tani është vetëm 4 pikë larg titullit kampion.
Top Channel