uksesi i Interit ndaj Cagliarit i afroi ndjeshëm zikaltrit me titullin e Serie A. Tani skuadrës së drejtuar nga Chivu i duhen 7 pikë për të festuar titullin e 21, por festa mund të vijë më herët.

Klasifikimi në këtë moment, pas dy ndeshjeve të para të javës së 33, është Inter 78 pikë, Napoli 66 pikë dhe Milan 63 pikë. Pra Inter është 12 pikë para vendit të dytë

Festa në javën e 34(26 prill)

Interi mund të festojë në rast suksesi ndaj Torinos dhe nëse Napoli nuk fiton ndaj Lazios dhe as ndaj Cremoneses. Me dy barazime të skuadrës së Contes, Inter do të bëhej i paarritshëm. Por kujdes edhe nga Milani, për Interin duhet që edhe Milani të mos i fitojë ndeshjet ndaj Veronës dhe Juventusit

Festa në javën e 35(2-3 maj)

Nëse Inter mund Torinon dhe Parmën(sfida e javës së 35), probabilitetet për festën do të rriteshin ndjeshëm. Në këtë rast kushti është vetëm 1; hap fals i Napolit në 3 ndeshjet me Lazion, Cremonesen dhe Comon. Edhe me vetëm 1 barazim, Napoli do të ishte  jashtë loje.

 Festa në javën e 36(9-10 maj)

Skenari më i mundshëm dhe në disa aspekte më i lehtë. Interit, i impenjuar në ndeshjen me Lazion në Olimpico, i mjafton barazimi. Me fitoret ndaj Torinos dhe Interit dhe me të paktën 1 barazim ndaj bardhekaltërve titulli i 21 do të bëhej realitet edhe me një Napoli perfekt dhe gjithnjë fitues

Top Channel