Ka vulosur largimin nga Manchester City, Barcelona dhe Juventusi “kokë më kokë” për yllin e Guardiolës

18/04/2026 14:31

Bernardo Silva e ka bërë fakt të kryer largimin nga Manchester City dhe tashmë është në pritje të ofertave të duhura për të ardhmen.

Mesfushori ofensiv, i cili në gusht do të mbushë 32-vjeç, ka në tavolinë disa opsione, mes tyre edhe me klube prestigjioze ne Europë.

“Tuttosport” raporton se Juventusi i ka propozuar një projekt të ri me të në qendër dhe me Spalletin si dirigjent.

Portugezi e ka vlerësuar ofertën, por ka vendosur të marrë kohën e tij deri në një përgjigje finale. Ofertat nga MLS dhe Arabia Saudite janë gjithashtu në listë.

Por konkurrenti kryesor mësohet të jetë Barcelona, që kërkon akoma më shumë virtuozitet në mesfushë, një element që Silva e ka me shumicë.

Sa i përket Juventusit, e vetmja mundësi transferimi do të ishte nëse bardhezinjtë kualifikohen në Champions League. Silva nuk pritet të negociojë oferta nën 8 milionë euro në sezon.

Top Channel