Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun 18/04 14:49
Ndikimi i Leo Messit në botën e sportit është padyshim një nga më të mëdhatë në histori. Mjafton të përmendet emri i tij dhe numrat katapultohen me shifra të frikshme.
Diçka e tillë i ka ndodhur së fundmi klubit të Cornellas, që u bë pronë e yllit të Argjentinës dhe Inter Miamit. Messi e bleu klubin e kategorisë së pestë spanjolle për 2 milionë euro.
Nëse Cornella në profilin zyrtar në Instagram para se ta blinte Messi kishte 39113 ndjekës, në këtë moment numëron plot 460 mijë njerëz që e ndjekin.
Fakti është që kjo shifër rritet nga momenti në moment dhe mbetet të shihet se ku do të ndalet. Messi raportohet se e ka blerë Cornellan me synimin te rritja e talenteve dhe krijimi i një akademie të fortë.
Top Channel