“Live nga perla që e sollën këtu pasi dikush e përzuri nga Shqipëria”/ Rama mesazh për protestuesit kundër projektit të Zvërnecit nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani… 04/06 23:19
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita para Kryeministrisë.
Në video, ndërsa policia po mundohet të neutralizonte protestuesit në shesh, dëgjohet një i huaj i cili sipas Berishën pyet uniformat blu se ‘përse sillen në atë formë me qytetarët’.
“Dhuna policore habit dhe shtetasin e huaj që ndodhet rastësisht në protestë! Dëgjohet teksa i thotë policisë pse silleni kështu. 10 ganster narko-banditë me uniformë me një kryengritës paqësor. Kriminel!
Dënoj me forcën më të madhe dhunën shtazore kundër qytetarit guximtar! Shikoni në fund të videos tek përdorin Sprajin e ariut”, ka shkruar Berisha.
Top Channel