Humbja e Comos ndaj Sassuolos dhe sfida direkte mes Atalantës dhe Romës ia bëjnë më të sigurt vendin në zonën Champions League Juventusit. Në Torino shohin me optimizëm verën dhe merkaton e transferimeve për sezonin e ardhshëm.

Me të ardhurat nga kompeticioni më i lartë evropian i futbollit, drejtuesit e Zonjës së Vjetër mund të bëjnë ndryshime në skuadër duke ndjekur udhëzimet e Spallettit

Duke nisur nga Bernardo Silva. Portugezi mbylli zyrtarisht aventurën me Manchester City dhe kërkon një projekt interesant për të mbyllur karrierën e tij duke qenë se aktualisht është 32 vjet. Agjenti i tij Jorge Mendes po vlerëson disa opsione në Evropë, MLS dhe Arabi, por në Itali me siguri është vetëm Juventus në garë për të sepse është i vetmi klub që mund t’i garantojë një pagë 8-9 milionë euro në sezon siç e kërkon ai vetë. Në horizont pengesa më e madhe është ai i Barcelonës që po bën vlerësimet e saj pa u ngutur shumë për të vendosur.

Përsa i përket mesfushës, duhen cilësi dhe sasi lojtarësh për t’i vënë përkrah Locatellit dhe Thuram dhe për të këtë arsye janë të mundshme disa blerje të rëndësishme. Duke nisur nga njohja e vjetër Franck Kessie tek i cili po kthehet me forcë. Por lista është e gjatë dhe përfshin edhe emrat e i Goretzka, Ederson, Ugarte, Schlager, por edhe dy protagonistë të Serie A dhe shtylla të Napolit si Lobotka dhe Anguissa, me këta të fundit që Spalletti i nje shumë mirë dhe me të cilët do të pëlqente të punonte sërish. Por blerja e dyfishtë mund të realizohet vetëm në rast të shitjes së lojtarëve

Si ajo e Koopmeiners, por për këtë të fundit nuk ka shumë kërkesa dhe mund të shitet për jo më pak se 30 milionë euro. Mes futbollistëve që mund të largohen është edhe Zhegrova, prania e të cilit në fushë u reduktua ndjeshëm me kalimin e javëve. Nëse në verë do të vijnë propozime konkrete për të do të largohet, përndryshe do t’i jepet një tjetër mundësi për të shfaqur potencialin e tij.

Top Channel