Elhaida Dani dhe Lediani dhuruan shumë emocion gjatë kërcimit të dytë këtë gjysmëfinale.

Gjatë valsit, ata arritën një moment kulminant duke dhënë një puthje pasionante.

Performancën e tyre mori përmasat e magjikes pasi dy partnerët shprehën hapur edhe dashurinē e tyre.

Në prapaskenë çifti tregoi se të dy ndjejnë për njëri-tjetrin.

Dalina: Ti ishe si balerinë.

Valbona: Dy shpirtra të bashkuar duhet të jenë bashkë. Kërcimi ishte i përsosur.

Ata arritën të merrnin 40 pikë të tjera këtë mbrëmje magjike.

Pas 12 javëve intensive, tashmë në gjysmëfinale janë gjashtë çifte, të cilët do të performojnë nga dy kërcime të zhanreve të ndryshme.

Këtë mbrëmje do të ketë eliminim të dyfishtë, ku dy çifte do të largohen duke humbur edhe mundësinë për të marrë çmimin e madh.

 

Për të qenë pjesë e finales së madhe të Dancing With The Stars garojnë Megi dhe Jurgen,  Elhaida dhe Lediani, Isli dhe Ledia, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora, Salsano dhe Lori.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA