Pas betejës së vështirë në spital, ndahet nga jeta babai i ish-banorit të “Big Brother VIP”

26/10/2026 22:24

DJ Dagz ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij. Vetëm pak ditë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 1” zbuloi se ai ndodhej prej disa ditësh në spital, ku ishte i intubuar dhe në luftë për jetën.

“U prefsh në paq bab”, shkruan në një postim DJ Dagz.

“Me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Naim (Limon) Gumnishta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me faljen e namazit të ikindisë, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, në fshatin Begaj.

 

Top Channel