Rikthehet programacioni i plotë në Top Albania Radio, pas disa ditësh shkëputjeje emisionet vijojnë transmetimin e zakonshëm

27/10/2026 11:22

Programacioni në Top Albania Radio është rikthyer normalisht pas disa ditësh shkëputje.

Këtë njoftim, e ka bërë me dije gazetari Blendi Salaj në puntatën e kësaj të marte në “Wake Up”.

Menjëherë pas emisionit të mëngjesit, të gjitha emisionet e radios më të dashur të shqiptarëve kanë filluar normalisht me rubrikat e tyre interesante.

“Sot në Top Albania Radio rikthehen në plotësinë e tyre. Programacioni vijon normalisht”, u shpreh gazetari Salaj.

 

View this post on Instagram

 

Top Channel