Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit që do i humbasë milionat
Meghan Markle do të marrë një rol të ri në televizion, si bashkëprezantuese e spektaklit të gatimit për fëmijë “Junior MasterChef Australia”, i cili pritet të rikthehet në ekran në vitin 2027.
Dukesha e Sussex do të prezantojë programin së bashku me Po Ling Yew, sipas njoftimit të publikuar nga televizioni australian Channel 10 në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve të mediave australiane, xhirimet e spektaklit pritet të zhvillohen në Melbourne, nga fillimi deri në mesin e vitit të ardhshëm. Ky angazhim shënon një tjetër hap në rikthimin e Meghan në botën e televizionit, pasi ajo ishte shfaqur më parë si gjyqtare e ftuar në versionin për të rritur të “MasterChef Australia”.
Përpara martesës me Princin Harry në vitin 2018, Meghan ndërtoi një karrierë si aktore në Shtetet e Bashkuara. Së fundmi, mediat kanë raportuar se ajo po shqyrton mundësinë e rikthimit në aktrim, ndërsa vijon të zhvillojë projekte të ndryshme në fushën e medias dhe argëtimit.
Meghan ‘can’t wait’ to join Junior MasterChef Australia as host
Read more 🔗 https://t.co/1KdLLJk73u
— Sky News (@SkyNews) October 27, 2026
Harry dhe Meghan kanë qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare që prej vitit 2020, kur u tërhoqën nga detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore britanike dhe u vendosën në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, çifti ka dhënë disa intervista publike, në të cilat ka folur për marrëdhëniet me familjen mbretërore dhe për jetën e tyre larg detyrimeve mbretërore.
Ndërkohë, emri i Meghan është përmendur së fundmi edhe në raportimet mediatike lidhur me hetimet e autoriteteve në Filipine ndaj babait të saj, Thomas Markle, për akuza të rënda. Dukesha e Sussex është shprehur se është e tronditur nga këto pretendime.
Roli i ri në “Junior MasterChef Australia” pritet ta vendosë Meghan Markle sërish në qendër të vëmendjes televizive, këtë herë në një format që synon të zbulojë talentet e reja në kuzhinë.
Top Channel